“Do të kujdesemi që Haradinaj të dorëhiqet kur të dalë i saktë versioni i demarkacionit”

“Do të kujdesemi që Haradinaj të dorëhiqet kur të dalë i saktë versioni i demarkacionit”

09 shtator 2017 00:10

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se do të bëjnë opozitë të fortë, e madje do të kujdesen që të japë shpejt dorëheqje nga posti i kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas tij, nëse ai arrin të zgjidhet nesër.

“Z. Haradinaj i printe valles që për pak sa nuk çoi në konflikt në Kuvend e jashtë tij, me një kauzë të paqenë për demarkacionin. Ne do të kujdesemi që ai të dorëhiqet kur të mësohet se versioni ishte i saktë”, ka thënë Hoti.

“Gjithnjë po them nëse nesër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vullnetin për ta lejuar themelimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ramush Haradinajn kryeministër”, ka thënë Hoti në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se LDK-ja po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat sipas tij do të mbahet shpejt.

Hoti e ka quajtur jokushtetuese marrëveshjen e PAN-it me AKR-në, teksa ka përmendur pikën për zgjedhjen e presidentit, që në marrëveshje thuhet se do të jetë nga AKR-ja, zgjedhja e stafit diplomatik si dhe atë për emërimin dhe shkarkimin e ministrave nga ana e krerëve të partive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme