Deputetët e Listës Serbe nuk do të mundë të kthehen në 16:00 për ta votuar Haradinajn

Deputetët e Listës Serbe nuk do të mundë të kthehen në 16:00 për ta votuar Haradinajn

08 shtator 2017 21:27

Deputetët e Listës Serbe do të qëndrojnë nesër në Beograd deri pas orës 14:00.

E ata të shumicës shqiptare me gjasë do të presin ardhjen nga Begoradi të kolegëve të Listës Serbe për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është thirrur për në orën 16:00, e ku pritet të votohet Qeveria Haradinaj.

Përfaqësues të kësaj partie politike do të priten nesër në orën 13:00 nga shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Siç ka njoftuar zyra e Gjuriqit, ai bashkë me Goran Rakiqin, më pas, në orën 14:00 do të mbajnë një konferencë shtypi në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.

Praktikisht, është e pamundur që këta deputetë të mbërrijnë në orën 16:00 për seancën në Prishtinë.

Votat e tyre janë jetike për votimin e qeverisë Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme