Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, një ditë para zyrtarizimit të emrave për ministra, duket se po e di vetëm njërin prej tyre.
Vladrin Lluka pritet të marrë nën drejtim Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Anëtari i AKR-së, që në herën e parë të AKR-së në Qeveri drejtonte Agjencinë për Promovimin e Investimeve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë pritet të ngjitet në krye të MZHE-së, që në mandatin e kaluar është drejtuar nga Blerand Stavileci i PDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për portalin Koha.net një burim i afërt me Behgjet Pacollin. Ai i ka thënë portalit se zyrtarizimi i të gjithë emrave do të bëhet nesër.
Artikuj të ngjashëm
-
Shoqëria civile, bashkë me projektin Kosova e Re kundërshton edhe emërimin e këshilltarit të ministrit si menaxher
-
Lluka publikon nesër kontratën për “Kosovën e Re”
-
Pritet caktimi i shqyrtimit kryesor ndaj ministrit të ri të MZHE, Valdrin Lluka
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së, kjo dhe Nisma e lënë për nesër zyrtarizimin e ministrave
-
Pacolli tregon emrat e ministrave të AKR-së në Qeverinë që pritet të drejtohet nga Haradinaj