Sejdiu flet për të ardhmen e tij politike, vazhdon i pavarur

Sejdiu flet për të ardhmen e tij politike, vazhdon i pavarur

07 shtator 2017 19:45

Deputeti Korab Sejdiu u rreshtua përkrah deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke votuar kundër zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar të Kuvendit.

Sejdiu, që dha dorëheqje nga partia e Behgjet Pacollit, ka thënë se këtë e bëri për shkak të konsistencës në qëndrimet e tij, për të mos e votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar dhe as Ramush Haradinajn për kryeministër.

Por, deputeti i AKR-së Labinot Tahiri beson që Sejdiu nuk është larguar nga AKR-ja.

Korab Sejdiu 4 vjet më parë i ishte bashkuar Aleancës Kosova e Re. Në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit, ka thënë se do të veprojë si deputet i pavarur.


Sejdiu flet për të ardhmen e tij politike by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme