"Shteti tash 5 javë e dinte se po planifikohej një valë e re ikjesh nga Kosova"

"Shteti tash 5 javë e dinte se po planifikohej një valë e re ikjesh nga Kosova"

07 shtator 2017 19:14

Përveç mandatarit për qeverinë e re, që e pranoi si fakt ikjen e qytetarëve nga Kosova, edhe ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se shteti tash e 5 javë është në dijeni se po përgatitet një ikje e tillë.

Por shteti nuk ka arritur të bëjë asgjë për të kapur trafikantët që në vitin 2014 ndihmuan mbi 100 mijë shqiptarë të largohen nga Kosova, raporton KTV.

Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka thënë është detyrë urgjente e qeverisë së re që të ndalë ikjen e qytetarëve.

Policia e Kosovës, pas valës së migrimit në vitet 2014-2015, kishte filluar hetimet për organizata kriminale, të cilat kanë kontribuar në largimin e qytetarëve nga Kosova.

Mirëpo, KTV-ja nuk ka arritur gjatë ditës të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, lidhur me këtë çështje.


"Shteti tash 5 javë e dinte se po planifikohej... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kosovari14/09/2017 15:44

Cili "shtet" eshte ne pyetje, a mos valle e keni fjalen per "shtetin" i cili qe 17 vite punon ne at drejtim qe t'ua beje jeten sa me te veshtire qytetarve te vet. A mos valle e keni pare nje "politike" qe ka si prioritet at elektorat i cili ne vend te pare i vene aty ku jane ne ato kolltuqe me te vetmin qellim qe te perkujdesen per: jeten, punen, shkollimin, shendetin etj, por jo atyre nuk u intereson se sa popullat do te ikin nga kosova se nje gje e kan te sigurt: te gjithe ata te cilet do te vendosen do te fillojn te punojn e te dergojn para ne vend per te mbajt familjet e qe si rezultat do te jet xhepat e tyre PLOT.

Lili14/09/2017 14:22

Normal,qytetaret si dje si sot parandjenje ma mire se politikanet e se ´expertet' e BE se se si to zhvillohen punet. Si dje para luftes kur iken me mija si sot..

Shto koment

Të ngjashme