Veseli e Haradinaj thonë se konsultimi i Listës Serbe me Beogradin është bërë traditë

Veseli e Haradinaj thonë se konsultimi i Listës Serbe me Beogradin është bërë traditë

07 shtator 2017 17:22

Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj, kanë thënë se konsultimi i Listës Serbe me Beogradin është kthyer tashmë në traditë politike.

Haradinaj ka thënë se këtë e ka gjetur, por e ka shpresën te Kuvendi i Kosovës si garant i sovranitetit të shtetit. 

“E keni vërejt edhe sot. Nuk është asgjë e lehtë. Jemi të përgatitur për sfidat që na presin. Kemi besim që do të kemi votën e nevojshme për qeveri. Njëkohësisht një qeveri që ka fuqinë e vet. Kjo është një traditë në politikbërjen dhe vendimmarrjen në Kosovë. Do të jetë vazhdim i situatës që e trashëgojmë. Në Kuvendin e Kosovës janë 120 deputetë. Ata e mbrojnë interesin e shtetit, jo vetëm ata që e kanë pushtetin”, ka thënë Haradinaj.

Veseli në anën tjetër ka shtuar se Kosova nuk do t’i nënshtrohet asnjë liste dhe asnjë qëndrimi politik imponues.

“Ne jemi për një Kosovë perëndimore që ka një orientim shumë të qartë që nuk i nënshtrohet asnjë liste e as një qëndrimi politik imponues. Po flasim për një bashkëpunim politik shumë korrekt mes nesh në të cilin s’ka kurrfarë kushtëzimesh. Edhe kryeministri e tha është mirë të mos të krijohet problematikë aty ku nuk ka. Është krijuar një traditë të cilën disa kolegë tanë që tash janë në pozitë e dinë më mirë për të treguar faktorivizim. Të gjithë bashkërisht do të punojmë në të mirë të shtetit tonë”, ka deklaruar Veseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ali pashe tepelena08/09/2017 10:04

domethane keta matrapaz e paskan akseptu traditen e listes serbe. Ja pra pse keta matrapaz nuk duhen te udheheqin shoqerin shqiptare.

Shto koment

Të ngjashme