Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje e Drenasit me kallëzim penal kundër PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, duke e akuzuar PDK-në për uzurpim të pronës, raporton KTV.

Kallëzim penal Vetëvendosje ka parashtruar edhe ndaj zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Drenas për, siç thonë drejtuesit e Vetëvendosjes, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sokol Bylykbashi nga Vetëvendosja thotë se çështjen e uzurpimeve e kanë ngritur në Kuvendin Komunal shumë herë, mirëpo nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor. PDK-ja për 6 vjet me radhë është duke e shfrytëzuar një lokal, pronë e komunës pa asnjë vendim të kuvendit komunal.

Zyrtarët komunalë nuk deshën të prononcohen, por në një përgjigje me shkrim thonë se do të merren masa për të gjithë personat fizikë apo juridikë që shfrytëzojnë objektet apo lokalet që nuk kanë vendim të Kuvendit Komunal.