Arbëri

Bilall Sherifi paralajmëron për të shtunën votimin e Haradinajt për kryeministër

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi është deklaruar pas përfundimit të seancës konstituive duke thënë se është mirë që pas një periudhe të gjatë u zgjodh kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

“Pas një periudhe disa kohësh u zgjodh kryetari dhe nënkryetarët e saj dhe ditën e shtunë është caktuar seanca besoj që sot ose nesër caktohet edhe ora”, ka thënë Sherifi.

Gjithashtu Sherifi ka shtuar se duhet filluar me realizimin e zotimeve të cilët do të shpalosen nga kryeministri i ardhshëm i vendit, Ramush Haradinaj.

‘Të fillojmë me realizmin e zotimeve të cilat zotëri Haradinaj si kryeministër i ardhshëm do t’i shpalos ditën kur do të formohet Qeveria e Kosovës. Seanca ka mund që të mbahet edhe sot edhe nesër por është caktuar për të shtunën pasdite” ka thënë ai.

Këto përpjekje disa mujore për të gjet konsensus partiak në raport me AKR,6+ e Listës Serbe e partinë politike që kanë përbërë PAN-in ka pas nevojë për harmonizim dhe bashkëbisedim dhe mund të themi se kemi një marrëveshje në parim dhe të shtunën pasdite votohet Qeveria e Kosovës”, ka përfunduar Sherifi.