4 mijë studentë të rinj do të pranohen në Konviktet e Qendrës së Studentëve, raporton KTV.
Konkursi do të jetë i hapur për një javë dhe posa brucoshëve, të drejtë aplikimi online kanë edhe studentët e tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Qendrës, Fatmir Sfishta, ka bërë të ditur se ndër kushtet tjera për regjistrim, studenti duhet të jetë i regjistruar si i rregullt dhe vendbanimin e përhershëm të mos e ketë më të afërt se 25 kilometra nga fakulteti ku studion.
Sipas tij, që në ditën e parë të konkursit, vërehet interesim i madh për regjistrim, por qendra nuk ka kapacitet për pranimin e më shumë se 4 mijë studentëve.
Qëndrimi në konvikt për të gjithë studentët kushton 20 euro.
Kësaj shume i shtohen edhe 15 euro për ushqim në mensën e studentëve.
Për çdo vit, sipas drejtuesve të Qendrës, shpallet konkurs i ri, ndërkaq në tetor pritet të hyjë në funksion edhe konvikti numër tetë.
Sa studentë do të pranohen sivjet në Konviktet... by kohanet