Parlamenti i Shqipërisë, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka bërë me dije se mbledhja e parë e legjislaturës së IX-të do të zhvillohet të shtunën, më 9 shtator.
“Bazuar në Dekretin nr. 10599, datë 29.08.2017 të Presidentit të Republikës “Për thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” si dhe në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës e nenit 1 të Rregullores së Kuvendit, njoftojmë se mbledhja e parë e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo