Vlerësohen të suksesshme 100 ditët e para të Qeverisë Zaev

Vlerësohen të suksesshme 100 ditët e para të Qeverisë Zaev

06 shtator 2017 11:08

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se parimet e kabinetit ë tij, të vendosura që në fillim të mandatit dhe që pritet ta çojnë vendin drejt BE-së dhe NATO-s, tashmë po realizohen një nga një.

Në prezantimin e arritjeve të Qeverisë në 100-ditëshin e parë të qeverisjes, siç raporton Alsat-m, Zaev deklaroi se paratë e buxhetit tashmë janë destinuar drejt qytetarëve, institucionet janë vënë ën shërbim të qytetarëve, janë ndërmarrë hapa për zhvillim ekonomik si dhe janë vendosur themele të mira për fqinjësi të mirë.

Para 100 ditëve filloi aksioni për kthimin e parave tek qytetarët. Kjo Qeveri që në fillim u përball me sfidën për rebalancimin e buxhetit në krijimin e të cilit nuk kishte marr pjesë aso kohe. Detyra kryesore ishte lokalizimi i harxhimeve jo produktive, jo racionale dhe të panevojshme dhe gjetja e mënyrave që paratë e parashikuara për harxhime të panevojshme të orientohen drejtë nevojave të qytetarëve dhe të kompanive- tha kryeministri Zoran Zaev.

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve, proces që ka hyre ne procedurë parlamentare,sipas Zaevit është një nga shtyllat e pambyllura të Marrëveshjes së Ohrit. Zaev shtoi se do të angazhohen për arritjen e përfaqësimit të drejtë në institucione.

Duke lexuar Marrëveshjen e Ohrit e cila është i inkuadruar edhe në Kushtetutën e Maqedonisë, ligji për gjuhën shqipe është pjesa e fundit legjislative e cila në formën e ligjit mbyll këtë kapitull. Marrëveshja e Ohrit ka shpirtë i cili garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të gjithë qytetarëve në institucione dhe sektorit privat. Të gjithë duhet të jemi njëlloj të përfaqësuar edhe pse kjo gjë nuk rregullohet me ligj,pasi që ligji dhe Kushtetuta janë sjell në Maqedoni, duhet edhe më tej të mbajmë llogari për përfaqësimin- theksoi Zoran Zaev.

Si dëshmi për punën e deritanishme të qeverisë, kryeministri Zaev tha së do të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira lokale.

Qeveria ka përgatitur të gjitha kushtet e nevojshme për zgjedhje lokale të lira dhe demokratike. Po futemi në një periudhë të shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarëve, zgjedhjet lokale. Kjo dëshmon se kjo Qeveri është duke kthyer besimin në institucione dhe është duke kthyer jetën në Maqedoni- shtoi ai.

Mes tjerash gjatë numrimit të arritjeve të qeverisë Zaev përmendi rishikimin e buxhetit, Marrëveshjen me Bullgarin, takimi e liderëve në Trieste, ndërprerjen e testimit esktern, aplikimin e ndërrimit të dytë për administratën dhe planin 3-6-9 për reforma. Ai madje u zotua se brenda kësaj jave do të përfundojë përpilimi i strategjisë për reforma në gjyqësor, në bashkëpunim më ekspertët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme