Me katër vota në Kuvend, por me fuqi të madhe në Qeveri, Behgjet Pacolli ia mundëson koalicionit PAN udhëheqjen e një mandati qeveritar, raporton KTV.
Partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli do të këtë zëvendëskryeministrin e parë, 5 ministra e 7 zëvendësministra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej se kaq, me marrëveshjen e së hënës mbrëma, Pacolli ka marrë sigurinë se pas Hashim Thaçit, atij do t’i sigurohet posti i presidentit. Analistët këtë e kanë quajtur marrëveshje në ajër, meqë bëhet fjalë për situatë hipotetike.
Ndërkohë, Albert Krasniqi nga KDI-ja, si dy pikat më problematike të marrëveshjes i ka quajtur ato për ndërhyrjen direkte në institucionet e pavarura dhe misionet diplomatike, dhe e dyta zgjedhja e presidentit. Ndërsa beson se AKR-së i është ofruar më shumë se sa ka kapacitete.
Veç një ministri më shumë se AKR-ja do ta ketë PDK-ja, si dhe një zëvendës-kryeministër. AAK-ja, përveç që do të ketë kryeministrin, do të udhëheqë edhe me tri ministri, derisa po kaq ministri do t’i ketë edhe Nisma e Fatmir Limajt, si dhe një zëvendëskryeministër.
Ende nuk është e konfirmuar se cila do të jetë hisja e Listës Serbe në këtë qeveri, por është thënë se ky subjekt po i kërkon tri ministri.
Pacolli, me fuqi të madhe në Qeveri by kohanet