Arbëri

Kush sa e cilat ministri do t’i drejtojë

Sipas raportimeve të publikuara sot, subjektet politike që do të qeverisin vendin sipas marrëveshjes së djeshme, tashmë i kanë ndarë edhe ministritë. Siç raporton servisi publik, PDK do të drejtojë 6 ministri, Lista Serbe 2, Nisma 3, AAK 3 dhe AKR 5 ministri.

PDK do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe 6 ministri. Këto janë ministritë: Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministrinë për Dialog.

Ndërkaq, 2 ministri, atë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera.

Nismës ndërkaq i takojnë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale.

Ndërkaq, AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

AKR-ja, e cila doli më e fituara duke marrë 5 ministri, do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.