Arbëri

Haziri: “Baci” vendosi të pijë ujë në pusin e helmuar

Descriptive Text

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar bashkimin e AKR-së me PAN-in.

Sipas Hazirit, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, të cilit i referohet me epitetin “bac”, me këtë veprim ka bërë një “sallto mortale politike”.

“Kjo asht sallto mortale politike e Bacit (presidentit të AKR-së). Ai ka vendos me pi ujë në pus t'helmuem. Koha ka me e dëshmue. Frik bile”, ka përfunduar Haziri, raporton Koha.net.

Behgjet Pacolli, në orën 18:00, në shtëpinë e tij në Hajvali të Prishtinës, kishte ftuar Kadri Veselin e PDK-së, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nismës, ku kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjes mes vete pak orë pasi kreu ai i dha fund qëndrimit në koalicionin parazgjedhor LAA.