Arbëri

Kusari-Lila reagon për marrëveshjen e PAN-it me AKR-në

Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës, ka reaguar për arritjen e marrëveshjes mes PAN-it dhe AKR-së.

Sipas Kusari-Lilës, “Gjëegjëza u plotësua” dhe Kosova do të ketë nevojë për më shumë se vetëm fat.

“Gjëgjëza u plotësua, nuk ka më prapaskena, as qëllime e axhenda të fshehta, çdo gjë e hapur dhe e ditur në tavolinë (apo rreth tavolinës) me një skenë dhe një kastë aktorësh. Do të kesh nevojë për shumë më shumë se vetëm Fat, Kosova jonë!”, ka shkruar ajo në Facebook.