Arbëri

Kthehen në punë zv/drejtorët e ASHNA-së që u dëbuan dhunshëm 3 javë më parë

Descriptive Text

Zëvendësdrejtorët e Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror do të kthehen në vendin e tyre të punës, 3 javë pasi u nxorën me dhunë nga drejtori i Agjencisë.

Për kthimin e tyre në punë ka vendosur Ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, pas takimit që pati me drejtorin e ASHNA-së, Bahri Nuredin, raporton KTV.

Në një intervistë për KTV-në, ministri Muharremi ka arsyetuar vonesën e këtij takimi me faktin se drejtori i ASHNA-së ishte në pushime.

Ministri, i cili u kishte referuar vetë zëvendësdrejtorëve që të mos shkonin në vendin e tyre të punës, për shkak të konfrontimit që patën me Bahri Nuredinin, thotë se që nga nesër do të monitorojë çdo zhvillim në këtë institucion.

Por, thotë se me atë që ndodhi tashmë nuk do të merret pasi lënda është në gjykatë.

Kohavisioni ka kontaktuar Bujar Ejupin dhe Ersen Shilekun të cilët kanë konfirmuar se nesër do të shkojnë në punë, pasi kanë marrë zotimin e ministrit që ata do të lejohen të kryejnë punën e tyre.

Ejupi e Shileku u dëbuan nga ASHNA-ja më 11gusht.

Largimi i tyre ndodhi pasi Ejupi në cilësinë e drejtorit financiar kërkoi sqarim nga zyrtarët e menaxhmentit për një tender që, sipas tij, ishte keqmenaxhuar.


Kthehen në punë zv/drejtorët e ASHNA-së që u... by kohanet