Arbëri

Murali me Rugovën e Ipeshkvët vendorë në katedralen “Nënë Tereza” për arkitektët është i çuditshëm

Pas gati dhjetë vjetësh prejse ka filluar të ndërtohet, Katedralja “Nënë Tereza” në qendër të Prishtinës është pothuajse gati.

Vetëm një ditë para shugurimit, punëtorët po mundohen të bëjnë sa më shumë në atë që ka mbetur pa përfunduar, raporton KTV.

Por, pos vonesave në punime, katedralja është përfolur për një mozaik të punuar brenda saj, ku ndër të tjera janë portretizuar ish -presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, e ai i Prizrenit Don Shen Zefi.

Portretizimi i figurave politike dhe atyre që vazhdojnë të jenë të gjallë, nga këndvështrimi i arkitektëve është i rrallë dhe i çuditshëm.

Arkitekti Arbër Sadiki, thotë se ndonëse tipologjia që i takon katedralja kërkon që të ketë kësi lloj murale, një gjë e tillë nuk haset në kishat e shekullit 21.

E, për udhëheqësit e kishës katolike ky mural nuk paraqet asnjë problem.

Don Lush Gjergji thotë se në të kanë gërshetuar figurat më meritore që kontribuuan në Kishën Katolike në Kosovë dhe ndërtimin e Katedrales.

Brenda katedrales ka edhe murale të tjera, ku portretizohen figura biblike.

Ndërkohë, gjatë ditës, katedralen e ka vizituar kardinali shqiptar Ernest Simoni, i cili është i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”.


Murali me Rugovën e Ipeshkvët vendorë në... by kohanet