Arbëri

Pacolli: Koalicioni LAA vetëm i ka shkaktuar dëme AKR-së

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka mirëpritur ndarjen e AKR-së me LDK-në dhe Alternativën.

Sipas Pacollit, ky koalicion vetëm sa i ka shkaktuar dëm AKR-së.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Si Sekretar Organizativ i partisë Aleanca Kosova e Re, mirëpres ndarjen nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Ky koalicion vetëm sa i ka shkaktuar dëme AKR-së.

Sikur në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të 11 qershorit, AKR-ja të garonte si e vetme, sigurisht se do të merrte 10 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Unë, si shef i Shtabit të AKR-së gjatë fushatës për këto zgjedhje, në koalicion me LDK-në, kam vërejtur se ky subjekt politik është totalisht i pakoordinuar, duke ndikuar kështu edhe numër më të vogël të deputetëve nga radhët e AKR-së.