Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPJ konfirmon ndalesën për hyrje ndaj Gjuriqit dhe Sarçeviqit

Autoritetet e sigurisë ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovës drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit dhe ministrit serb të Arsimit, Mladen Sarçeviq.

Ata janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj. Ai i ka thënë KTV-së se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë zyrtare për vizitën e Gjuriqit në Kosovë.

“Në situata të tilla nuk i lejohet hyrja. Sipas marrëveshjes së Brukselit për hyrje dhe dalje të përfaqësuesve e të institucioneve, nëse palët nuk kundërshtojnë kërkesën për hyrje, nënkuptohet vizite e aprovuar. Por në këtë rast nuk ka pas asnjë kërkesë për hyrje dhe pas kësaj ne kemi dërguar udhëzime policisë për t’i ofruar eskortë Gjuriqit, por ai nuk kishte durim të priste dhe si zakonisht krijon eksese mediale”, ka deklaruar Demaj.

Ndërsa Gjuriq u ka thënë mediave serbe se kjo është shkelje e marrëveshjes nga Prishtina zyrtare. Lista serbe, duke e dënuar këtë akt të institucioneve të Prishtinës, ka kërkuar nga bashkësisë ndërkombëtare që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.