Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Papa Françesku lutet për kosovarët”

Kardinali shqiptar Ernest Simoni është shprehur i lumtur që ka ardhur në Kosovë në emër të Papa Franceskut për të marrë pjesë në shugurimin e katedralës “Nënë Tereza”.

“Për mua ishte një gëzim i madh kur mora vesh prej atit të shenjt që personalisht do të vijë në Prishtinë dhe t’i dërgojë urimet e tij më të përzemërta për popullin vëlla kosovar-shqiptar e që bekimi i Zotit të jetë në zemrat e gjithë kosovarëve. Lutemi që dashuria e të madhit Zot të jetë në familjet e të gjithëve që të rritet dashuria vëllazërore e gjithanshme”, tha Simoni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kardinali shqiptar pastaj ka drekuar me të varfëritë në kishën “Shën Ndou”.

Image