Arbëri

Drecun: Për Serbinë e papranueshme që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.

“Për ne është e papranueshme që shteti i vetëshpallur të bëhet anëtar i Interpolit. Një hyrje e mundshme në Interpol do t’u jepte atyre një shkurtore për ngritjen e aktakuzave dhe vënien e tyre në fuqi direkt, jo përmes UNMIK-ut”, citon RTK deklaratën e Drecunit dhënë RTS.

Ai ka shtuar se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do ta fuqizonte prezencën e Kosovës dhe faktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare, prandaj Serbia e sheh të papranueshëm një anëtarësim të tillë.