Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Haradinaj ka thënë se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij cilësia e arsimit në Kosovë duhet të jetë e një niveli të përafërt me vendet e BE-së dhe ky do të jetë synimi i tyre.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve e prindërve, urimet më të mira për fillimin e një viti të ri shkollor! Urimet më të përzemërta për ata mijëra fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!
Megjithëse çdo një shtator është ditë e urimeve dhe e përgëzimeve për një fillim të mbarë, le të më lejohet që edhe në këtë ditë të them se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.
Shteti duhet ta kryej detyrën e vet në avansimin e shkollës, ndërkaq stafi edukativo-arsimor t’i plotësojë krejt detyrat që i ka. Cilësia e arsimit në Kosovë duhet të jetë e një niveli të përafërt me vendet e BE-së. Ky do të jetë synimi ynë”.