Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zërat kundërshtues të Serbisë për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Qeveria e Serbisë ka reaguar menjëherë pas paralajmërimit për procedim të projektligjit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra Për Kosovë në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriq, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojë, sipas tij, përshkallëzimin e rrezikshëm të marrëdhënieve politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjuriq më tutje ka paralajmëruar se përfaqësuesit e serbëve në Institucionet e Kosovës do të jenë kundër këtij procesi. E pa reaguar nuk mbeti as shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Ndonëse liderët nga Serbia kanë paralajmëruar se Lista Serbe do të kundërshtojë krijimin e forcave të armatosura, ky subjekt politik pritet të marrë pjesë në procesin e votimit për shndërrimin e FSK-së në ushtri dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka paralajmëruar se është duke shikuar mundësinë e rikthimit në institucionet e Kosovës. Jevtiq më tutje ka thënë se ata po kërkojnë ndryshimin e marrëdhënieve mes partnerëve të koalicionit dhe respektimin e pikëpamjeve të tyre.