Arbëri

Mospajtime të mëdha telefonike Thaçi - Vuçiq për Ushtrinë e Kosovës

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, është konfrontuar ashpër me të lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, ka njoftuar rts, transmeton koha.net.

Sipas mediumit të Beogradit, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës kanë qenë në pozicione krejtësisht të kundërta.

Më herët nga kabineti i kryeministrit serb ishte kumtuar se Thaçi e Vuçiq kishin folur për rëndësinë dhe pasojat e vizitës së Federica Mogherinit në Ballkanin Perëndimor.