Fushë-Kosova s’e ka në plan gjelbërimin – Komuna e Obiliqit, ndër më të suksesshmet

02 shtator 2017 19:18

Ndryshe nga kryetarët e komunave të tjera, ai i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, nuk e njeh fare raportin e GAP-it, ku pasqyrohen premtimet e udhëheqësve komunalë nëpër fushata dhe realizimi i tyre.

Berisha, këtë raport e quan jo-kredibil dhe sipas tij, atë e përpilojnë siç kanë dëshirë, raporton KTV.

Tema më e diskutuar në Asamblenë Komunale ka qenë mungesa e hapësirave të gjelbra, por Berisha thotë që ende nuk mund të caktojë lokacione për hapësira të tilla, pasi që prioritet janë ndërtimet e larta.

Madje, Berisha ka një plan 10-vjeçar ku Fushë-Kosova, sipas tij, do të bëhet një qytet luksi dhe si rrjedhojë ai nuk do të merret me shtresat e mesme dhe ato të ulëta të shoqërisë.

Por, edhe qytetarët shprehen të kënaqur me këtë qeverisje.

E, banorët e Komunës së Obiliqit janë pjesërisht të kënaqur me qeverisjen e kryetarit të tyre nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, Obiliqi është në treshen e Komunave që kanë realizuar më së shumti premtime.

Sfidë për këtë komunë mbetet implementimi i Ligjit për Obiliqin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme