Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë qëndruar në regjionin e Vërrinit, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas homazheve në Jeshkovë, Veseli e Totaj, kanë qëndruar në familjet e heronjve, Xhevat Berisha dhe Agim Shala, thuhet në njoftimin për media të PDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Regjioni i Vërrinit, gjatë Luftës Çlirimtare ishte zonë tejet e rëndësishme ushtarake dhe civile, banorët e së cilës dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje të ushtarëve dhe udhëheqësve çlirimtarë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
“Mirënjohës ndaj mikpritjes së gjithhershme të banorëve të kësaj ane të cilët edhe gjatë luftës, por edhe në liri dhanë e japin kontribut të vazhdueshëm për ndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryetari Veseli në rrjetin social Facebook.