Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në kohën e turshive, me veturë zyrtare bartë lakra

Një veturë me targa zyrtare, 3Z -313- 05, është fotografuar duke bartur lakra në fshatin Stanofc të Vushtrrisë.

Fotografia ka mbërritur sot në adresën e Koha.net nga një lexues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa e pasme e veturës shihet e mbushur me lakra.

Shfrytëzimi i veturave zyrtare për qëllime private, është cilësuar si problem i madh dhe fenomen në rritje kohëve të fundit.

Qytetarët e Kosovës, shumë shpesh dërgojnë nëpër media fotografi të tilla, ku zyrtarët i shfrytëzojnë veturat për qëllime tjera, jashtë atyre zyrtare.

Edhe pse deri në vitin 2015, 1600 vetura prej 3 mijë veturave zyrtare, janë pajisur me GPS, ato vazhdojnë të mos monitorohen pasi nuk ishin të abonuara në rrjet.

Një kërkesë e tillë është bërë nga Jeton Zulfaj i Lëvizjes “Fol”, që të nxirret një ligj që do të kufizonte dhe rregullonte qasje në veturat zyrtare.