E turpshme, Skënderbeu në Tiranë mbulohet për Kurban Bajram

E turpshme, Skënderbeu në Tiranë mbulohet për Kurban Bajram

01 shtator 2017 12:48

Ceremonia e festës së Bajramit të Vogël është organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Besimtarët janë falur në orët e para të mëngjesit për herë të parë në sheshin e ri. Prej vitesh kryerja e riteve fetare të komunitetit mysliman ka qenë problem për besimtarët, pasi mungonin hapësirat e mjaftueshme.

Këtë herë besimtarët kanë pasur mundësi të jenë në sheshin kryesor të kryeqytetit. Por, siç transmeton Koha Jonë, ajo që ra në sy ka qenë mbulimi me pankarta i monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Një pankartë e madhe, e vendosur në një skelë disa metra të lartë,uronte besimtarët për Kurban Bajramin mbulonte gjithë fasadën e monumentit të heroit tonë kombëtar.

Ky mbulim i Heroit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Duke respektuar të drejtën e gjithë besimeve fetare për të organizuar ceremoninë, qytetarët shprehen të indinjuar për mbulimin e një simboli kombëtar.

Pavarësisht besimeve fetare, Skënderbeu është i gjithëpranuar si heroi i gjithë kombit.

Pavarësisht besimeve fetare, Skënderbeu është i gjithëpranuar si heroi i gjithë kombit. Një gjest i tillë behet në kohën kur edhe qeveria e re e Kryeministrit Edi Rama, vitin 2018 e ka shpallur “Vitin e Skënderbeu”.

Interesant është fakti se teksa qeveria e vlerëson si figurë kombëtare, sot përballë një gjesti të tillë, ku simboli i shqiptarëve fshihet nuk ka asnjë reagim institucional.

Pa dashur të prekim asnjë ndjeshmëri në këtë ditë të shenjtë të myslimanëve, të gjithë kanë të drejtë të festojnë sipas besimeve fetare, por po ashtu të gjithë duhet të respektojnë simbolet kombëtare. Është jo vetëm çështje morale, por edhe detyrim ligjor.

Image

 

Komentet

Atdhetari 06/09/2017 11:26

Shqipria shquhet per bashkejetes fetare prandaj besoj se mun te ket ndodhur fare gabimisht.

Atdhetari06/09/2017 11:26

Te gjithe duhet te jemi krenar per heroin tone kombetar

Arber06/09/2017 11:26

Besoj qe gabimisht duhet te jete bere

Arber06/09/2017 11:26

Nuk eshte e drejte te mbulohet heroi yne kombetar

Atdhetari06/09/2017 16:02

Kjo tregon edhe nji here se jetojne,dhe e mbrojne fene e tyre vetem per interesat e per pagesat qe ju behen prej shteteve islamike.turp te mbulohet heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti por keshtu ndodh kur e ndien veten turk dhe jo shqiptar...

Shqiptar06/09/2017 13:29

Sa turp!

NY-NY06/09/2017 13:31

Mos kopijoni arabet. Keni vende (xhami) me krey ceremonit fetare, jo me e ba miting ne shesh. Ato nuk jane lutje, por parade. Urime Bajrami te gjith atyne qe e festojne si feste e jo si propagande

NY-NY06/09/2017 16:02

Mos kopijoni arabet. Keni vende (xhami) me krey ceremonit fetare, jo me e ba miting ne shesh. Ato nuk jane lutje, por parade. Urime Bajrami te gjith atyne qe e festojne si feste e jo si propagande

ardhmeria06/09/2017 16:03

po pse pe mbulojn, me leht eshte me rrezu njiher e pergjithmon

Shto koment

Të ngjashme