Besimtarët e fesë islame sot e festuan festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.
Për qytetarët e Kosovës, manifestimi qendror për territorin e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku u ku u kërkua të lutemi dhe kontribuojmë për shuarjen e çdo konflikti dhe armiqësie sepse sot më tepër se kurrë kemi nevojë për paqe dhe dashuri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManifestimi filloi me faljen e namazit të mëngjesit, pas të cilit është mbajtur edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.
Faljes së Namazit të Kurban-Bajramit i priu Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë, i cili tha se kjo është një ditë e rëndësishme e solidaritetit, por në veçanti është një ditë e rëndësishme për 1100 haxhive që sot përfundojnë haxhillëkun në Mekë.
Ai tha se prerja e kurbanit nuk është thjesht vetëm derdhje e gjakut, por mbi të gjitha është përkushtimi, bindja, sakrifica, morali dhe devotshmëria e besimtarit.
“Prandaj vëllezër të bekuar përmes prerjes të kurbanit dhe ndarjes së mishit të tij dhe në këtë rast t’u ndihmojmë të afërmeve dhe të varfërve, sepse kjo më shumë do të na afrojë mes nesh dhe do ta na shtoj dashurinë dhe respektin e ndërsjellët. Të nderuar vëllezër besimtar islami si fe hyjnore në vete bart mesazhin e paqes universale, dhe si parim bazë ka formimin e një shoqërie të shëndosh, dinjitoze, humane me vlera të larta morale. Nën hijen e kësaj shoqërie të ndërgjegjshme njerëzore, të gjithë njerëzit pa kurrfarë dallimesh do të gëzojnë lumturinë e vërtet si shpirtërore, ashtu edhe materiale. Mirëpo për fat të keq bota po vlon nga konfliktet e armatosura, duke shkaktuar vdekje të njerëzve të pafajshëm, tmerr e dhunë, dhe dëbim nga vatrat e tyre. Tek një pjesë e njerëzimit thuajse ka humbur arsyeja dhe humaniteti, andaj të lutemi në këtë ditë të bekuar dhe të kontribuojmë për shuarjen e çdo konflikti dhe armiqësie sepse sot me tepër se kurrë kemi nevoje për paqe dhe dashuri” tha ai.
Çunaku gjithashtu iu bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, që të punojnë dhe të japin kontributin për fuqizimin dhe ndërtimin e vendit tonë.
“Nga ky vend i bekuar i ftoj të gjithë pritarët tanë politikë si dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që të punojnë dhe të kontribuojnë edhe më shumë për ndërtimin dhe fuqizimin e vendit tonë. Kontributi ynë për ndërtimin e një shteti funksional ku do të respektohet e drejta e çdo individi është amanet mbi amanete dhe është detyrë e shenjtë”, shtoj Cunaku mes tjerash.
Ndërsa, krye imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, përcolli mesazhin dhe lutjen që të kemi sa më shumë solidaritet për ata që janë në nevojë, dhe në kushte të vështira ekonomike.
Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therje të kurbanit. Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.
Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për Allahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore. Kurani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kurani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani sakrificën për të tjerët.