Partia e Drejtësisë, ua uron gjithë besimtarët mysliman festën e Bajramit të Vogël, duke iu dëshiruar shëndet dhe lumturi në jetë.
PD, përmes një komunikate për media, thotë se kjo festë madhe në vete ngërthen unitetin e vlerave shpirtërore si dhe përkushtimin e sakrificën për Zotin duke e plotësuar konditën e pestë të Islamit (kryerjen e haxhit).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mesazhin e kësaj Feste madhështore, më së miri e përcjellin ata të cilët besojnë në Zot dhe janë të përkushtuar që vlerat e besimit t’i harmonizojnë me rrjedhat shoqërore duke u solidarizuar me skamnorët, varfanjakët dhe bonjaket dhe duke kontribuar për avancimin e vlerave njerëzore siç është paqja, toleranca dhe mirëkuptimi”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
“Për të gjithë besimtarët mysliman, le të shërbejë kjo Festë, si motiv shtesë për punë të mira në dobi të shtetit dhe shoqërisë, ngase ky është amaneti i të gjallëve karshi dëshmorëve, atyre që sakrifikuan jetën për komb, fe e atdhe”, thuhet në komunikatën e PD-së.
Partia e Drejtësisë, gjithë haxhilerëve, iu dëshiron haxh të pranuar dhe kthim sa me të shpejt në familjet e tyre shëndosh e mirë.