Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zgjedhur rrjetin social Facebook, për të kërkuar që çështja e të pagjeturve të jetë prioritet i të gjithëve, raporton KTV. Duke shprehur zotimin e tij për përkrahjen e të gjitha iniciativave, që dërgojnë drejt zgjidhjes së këtij problemi, presidenti u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të angazhohen për këtë çështje.
Ndërkaq, kryeministri Mustafa, duke vënë kurora lulesh te lapidari në kujtim të atyre që u zhdukën gjatë luftës, ka kërkuar hapjen e dosjeve nga Serbia për të zbardhur fatin e të pagjeturve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka kërkuar që kjo plagë e madhe për Kosovën të mbyllet sa më parë. E angazhim maksimal për këtë çështje ka premtuar edhe kandidatit i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Ai ka bërë homazhe bashkë me familjarët dhe ka thënë se çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetet të mbetet brengë vetëm e familjarëve dhe pa epilog. Albin Kurti nga Vetëvendosje beson se pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë bashkëpunim e as pajtim. Çështja e të pagjeturve është një prej prioriteteve kryesore për EULEX-in, ka thënë shefja e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou.