Nisjen e fazës së re të dialogut me Serbinë, presidenti Hashim Thaçi synon ta bëjë përmes krijimit të ekipit gjithëpërfshirës të Kosovës. Por, kërkesa e tij nuk ka marrë mbështetjen e të gjitha partive politike në vend, raporton KTV.
Në një shkrim autorial, të botuar në gazetën “Koha Ditore”, presidenti ka thënë se Kosova ka nevojë për krijimin e ekipit gjithëpërfshirës të dialogut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Thaçit, në të kaluarën Kosova ka treguar unitet politik dhe të njëjtin gjë kërkon ta bëjë sërish. Këtë paralajmërim të presidentit për krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës të dialogut, nuk e mbështet “Vetëvendosje”.
Deputeti Rexhep Selimi, thotë se kjo parti nuk do të jetë pjesë e këtij ekipi gjithëpërfshirës.
Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se fokusi i Kosovës në fazën e re të dialogut duhet të jetë te përmbajtja e tij.
Partia Demokratike e Kosovës, e vlerëson të duhur idenë e presidentit Thaçi për krijimin e ekipit gjithëpërfshirës të dialogut me Serbinë. Deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, thotë ky ekip duhet të jetë i ngjashëm me atë të Vjenës.
Edhe AAK-ja e mbështet krijimin e ekipit gjithëpërfshirës për dialogun me Serbinë.
Por, Pal Lekaj thotë se pa u krijuar institucionet, Kosova nuk duhet ta fillojë fazën e re të dialogut me Serbinë.
KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga LDK-ja, por nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit. T
ë enjten përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do t’i takojë presidentët Thaçi e Vuçiq në Bruksel, në përpjekje, siç ka thënë, të hapjes së një faze të re të dialogut Kosovë-Serbi.