Arbëri

KQZ synon të mos ketë të dënuar në listat për kryetarë apo asamble komunale

Descriptive Text

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës të certifikojë subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë të komunave dhe për asambletë komunale.

Në këtë mbledhje anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të gjithë ata kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret ligjore, ashtu siç është paraparë me nenin 29 të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.

Ai ka bërë thirrje që të sfidojnë në PZAP listën e kandidatëve që do të certifikohen nga KQZ-ja në mënyrë që asnjë i dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit të mos jetë kandidatë në këto zgjedhje.