Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Gjatë paradites, territori shqiptar do të dominohet nga kthjellimet ndërsa gjatë mesditës shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore.

Pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat veriore dhe Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet atmosferike në zonat Jugore, më të dukshme në juglindje të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2-3°C duke bërë që ekstremet termike në rang vendi të variojnë nga 10°C në verilindje deri 33°C në jugperëndim. Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi permanent verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.