Arbëri

Joseph: Mos integrimi i plotë i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare destabilizon rajonin

Sa më shpejt që Kosova të integrohet plotësisht në barkësin ndërkombëtare, kjo do të jetë më për shqiptarët, por edhe për serbët e gjithë rajonin, ka deklaruar ish - emisar i SHBA-së në Ballkan Edward Joseph e tani profesor në Universitetin Johns Hopkins, transmeton Koha.net.

“Sikur dhe në rastin e çështjeve të tjera të hapura, sikur që është emri i Maqedonisë, situata jostabile në B e H, stërzgjatja e njohjes së plotë të Kosovës vetëm sa do ta shtojë destabilitetin në Ballkan”, citon FoNet të ke sqaruar Josephs.

Sipas vlerësimi të tij, në këtë mënyrë nxiten kombinatorika të ndryshme politike dhe ëndrra përfshirë edhe ato për ndarje që do ta shtonte dhe më shumë destabilitetin e Maqedonisë.

Ai mendon të jetë e kuptueshme pse Beogradit s’i pëlqen ideja e integrimit të plotë ndërkombëtar të Kosovës.

Megjithatë, refuzimi i kësaj qasjeje, do të thotë zgjatje e destabilitetit aktual. Realiteti nuk është gjithmonë i këndshëm e pranimi i tij është gjithmonë më produktiv se sa refuzimi, mendon Joseph.