Arbëri

Bushati: Integrimi në BE, kryefjala e reformave

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i rikonfirmuar sot në këtë post për një mandat të dytë, deklaroi se “integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave të qeverisë së re”.

Bushati iu përgjigj një komenti në rrjetin social “Facebook”, të ministres në ikje të Integrimit, Klajda Gjoshës, lidhur me shkrirjen e ministrisë së Integrimit.

“S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda”, shkruan Bushati në Twitter.

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje kabinetin e ri qeveritar, një qeveri më e vogël me 11 ministri dhe dy ministra shteti.