Dëshmitarët akuzojnë policinë për ndryshim deklaratash

Dëshmitarët akuzojnë policinë për ndryshim deklaratash

26 gusht 2017 06:50

Skender Ymeri, dëshmitar në gjykimin e aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin në Kuvend, të premten, teksa ka dëshmuar në gjykatë, është shprehur i sigurt në atë çka ka parë natën e sulmit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ka thënë se ka parë pak. Një motoçikletë, ngjyra e së cilës nuk i kujtohet, dhe një ose dy persona mbi atë motoçikletë. Kur i është kërkuar që ta precizojë se a ishin një apo dy persona, ai ka thënë se nuk e di me siguri.

Por, sipas procesverbalit të policisë, të tjera fjalë ka thënë në polici kur në gushtin e vitit të kaluar ishte intervistuar si dëshmitar. Atëkohë, sipas procesverbalit të intervistës, ai e kishte ditur me siguri të plotë se ishin dy persona mbi motoçikletë dhe se njëri nga ta ishte me trup më i shkurtër... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme