Arbëri

“Përkorë”: Nga iniciativa e pajtimit përfiton presidenti dhe Serbia

Përfitues të vetëm nga iniciativa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për pajtimin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, po konsiderohet se janë vetëm ai personalisht dhe Serbia.

Kryetari i shoqatës së familjarëve të të zhdukurve “Përkorë”, Latif Mehmeti, ka kërkuar që para kësaj të zbardhet fati i të pagjeturve, që ende figurojnë në listat e të zhdukurve. Ai nëpërmjet një reagimi ka thënë se të pagjeturit janë kryefjala e së vërtetës dhe pajtimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, brenda natës, nisi një iniciativë të pajtimit dhe të së vërtetës, pa konsultuar dhe marrë bekimin e kategorisë më të lënduar të shoqërisë sonë nga lufta e fundit, familjarët e njerëzve të zhdukur. Edhe pse për opinion asnjëherë nuk u tha se çka në fakt nënkupton e vërteta para pajtimit, këtë të vërtetë më së miri i dinë ata që vazhdojnë të jetojnë në ankth e shpresë prej 18 vjetësh nga përfundimi i luftës”, ka thënë Latif Mehmeti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.