Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqëson rreth 8 mijë gazetarë, e dënon rëndë sulmin mbi gazetarin Parim Olluri dhe të fejuarën e tij si dhe i bashkohet anëtarit të saj AGK-së në ngritjen e brengave serioze lidhur me këtë rast, transmeton Koha.net.
Platforma thërret autoritetet e Kosovës që të reagojnë shpejtë, të identifikojnë tre sulmuesit dhe t’i dënojnë në mënyrën e duhur.
Platforma jonë nxit organizatat ndërkombëtare të përqendruara në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe të drejtat e gazetarëve të kërkojnë të njëjtën gjë.
Nëpërmjet sistemit të saj të monitorimit, platforma do të përcjell zhvillimet lidhur me këtë rast në periudhat vijuese si dhe do të informoj institucionet vendore dhe ndërkombëtare lidhur me konkluzionet.
Asociacionet regjionale i bëjnë me dije publikut se në Kosovë se gjatë vitit 2017 janë regjistruar 9 raste të presioneve, kërcënimeve verbale dhe sulmeve fizike, përfshi rastin e fundit.
Asociacioni i Gazetarëve të BH
Sindikata e Mediave e Mali të Zi
Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë
Platforma Regjionale për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, Prishtinë, 18/08/2017
-
25 gusht 2017 12:08
-
Shpërndaje në: