Arbëri

Kurteshi-PAN-it: Hiqni dorë prej aventurave

Ismajl Kurteshi, në një debat në Interaktiv të KTV-së ka akuzuar Hajdar Beqajn e PDK-së, se nuk po i kuptojnë obligimet dhe të drejtat e tyre.

“Qitne kandidatin, votone, nëse i fiton votat mirë, nëse nuk i ka nxjerrni një tjetër. Mos e bllokoni vendin” ka thënë Kurteshi.

Kurteshi shtoi se PAN-i nuk i ka 60 vota, e madje sipas tij, nuk i kanë pasur asnjëherë.

“Ju jeni 60 veç me Listën Serbe. Ata po punojnë për Beogradin”, hiqni dorë prej këtyre aventurave”.

Hajdar Beqaj, duke iu drejtuar Kurteshit të Vetëvendosjes, ka thënë se programi i tyre ka dështuar dhe nuk po i përmbahet premtimeve.

Kurteshi ka thënë se kërkesa e VV-së është që të zgjedhin një kandidat, cilido qoftë ai, nëse nuk votohet më pas të vazhdojnë me një tjetër.

“Veç boni numrat, pa nënshkrimet tona ju veç vazhdoni e mos e bllokoni vendin”, ka thënë ai.

Tutje, Beqaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se që 3 vjet janë ata që po bllokojnë vendin.

“Po shihet që jeni të etur me bo shtet”, i ka thënë Beqaj Kurteshit.