Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse Pacolli po kritikon LDK-në dhe Vetëvendosjen

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunojë edhe me koalicionin PAN, raporton KTV.

Ai ka mohuar raportimet se të mërkurën është takuar me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pacolli ka kërkuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje të gjejnë mundësi bashkëpunimi, përndryshe AKR-ja, sipas tij, do të ofrojë zgjidhje, duke bashkëpunuar edhe me PAN-in.

Pacolli ka kërkuar qeveri gjithëpërfshirëse. Ai ka thënë se duhet të ketë një tryezë diskutimi me liderë të partive, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

I pari i AKR-së ka kritikuar LDK-në për mosrespektim të marrëveshjes dhe Vetëvendosjen, që, sipas tij, i ka kërkuar që të shkrihet AKR-ja në Vetëvendosje.