I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje kreut të PDK-së, Kadri Veselit, që të masë forcën e votës në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.
“Më 11 qershor nuk keni dashur të mateni si kandidat për kryeministër, tash nuk po doni të mateni si kryetar i Kuvendit. Urdhëroni, matuni! Kuvendi është plot”, ka thënë Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalimin e tij Kurti i ka numëruar humbjet e Kosovës gjatë bllokadës që, sipas tij, PAN-i po ia bën shtetit të Kosovës.
Akuzave të Kurtit i është përgjigjur me një ton po aq të tensionuar kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
“Në demokracinë tonë parlamentare secili do të donte të kishte më shumë sukses dhe të mos vijmë në këso situata. Nuk është mirë që nga kjo foltore e Kuvendit të abuzohet”, ka thënë Veseli.
Ai e ka quajtur Albin Kurtin “shoku MAO”, ia ka kujtuar sulmin e aktivistëve të VV-së ndaj shtëpisë së kryeministrit dhe ka thënë se VV-ja e ka marrë në qafë Astrit Deharin. “Atë ditë që VV-ja do ta marrë pushtetin, ditë të zeza do të vijnë për Kosovën”, ka thënë Veseli.