Lirohen tre gazetarët rusë të arrestuar dje në Partesh

Lirohen tre gazetarët rusë të arrestuar dje në Partesh

24 gusht 2017 17:01

Tre gazetarët rusë, të cilët Policia e Kosovës i kishte arrestuar dje në Partesh, janë liruar po dje pa inicim të kallëzimeve penale apo të procedurave kundërvajtëse, njofton gazeta “politika” e Beogradit duke e cituar portalin Plus.

Gazetarët e kanë braktisur Kosovën përmes Bujanocit dhe janë kthyer në Beograd, thotë ky portal, transmeton Koha.net.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë rast, duke thënë se ata nuk janë kompetent për dhënie të informacioneve të tilla.

Lexo edhe: Tre gazetarë arrestohen për nxitje të urrejtjes

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agron25/08/2017 10:05

Kjo, sikurse edhe shumë lirime tjera pa kushte, tregon se në qeveri dhe presidencë ka "tygjarë" të Rusisë

Shto koment

Të ngjashme