Deputeti Albin Kurti i është përgjigjur kreut të PDK-s Kadri Veseli, që ndër të tjera ka thënë se e kanë marrë në qafë Astrit Deharin.
“Unë një pyetje të thjeshtë e bëra, pse s’po matesh i thashë. Nuk po kuptoj pse gjithë ky mllef”, ka thënë Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se Astrit Dehari ka vdekur në burg, derisa ka thënë se nuk do ta lënë pa e zbardhur rastin e tij.
“E pat edhe vet se si e krahasoi flamurin kombëtar me atë të Serbisë”, ka thënë Kurti.
E ka marrë fjalën sërish Veseli që ka thënë se Vetëvendosje do ta harrojë Astrit Deharin në ditën që futen në pushtet.
“Ne nuk e kapëm drejtësinë kur na sulmuan fizikisht. E sulmuat këtu, në shtëpi e në rrugë kryeministrin”, ka thënë Veseli.
“Bëni çfarë të doni por e zeza e Kosovës do të mbeteni. Sherrin ka me ta pa Kosova, ki me kthy Serbinë në Kosovë”, ka thënë më tej ai.