Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se janë shumë elemente negative që e kanë përcjellë Policinë e Kosovës tërë këto vite dhe se nuk ka pas përmirësim të dukshëm.
Në “Puls” të KTV-së ka folur se si përgjegjësia menaxheriale është e para.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Matja e performancës nuk bëhet në raporte zyrtare por krejt në baza private. E keqja më e madhe që e ka përcjell Policinë e Kosovës është moszbardhja e vjedhjes së dhomës së dëshmive”, ka thënë Ramadani.
E keqja tjetër, sipas Ramadanit, është se “Policia e Kosovës ka shkelur ligjin për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë ku shumë zyrtarë të policisë, pra eprorë në menaxhment nuk e kanë kaluar verifikimin e AKI-së dhe kanë vazhduar të jenë në të njëjtat detyra duke shkelur ligjin”.
Ramadani ka thënë se deklarimi i pasurisë duhet të shtrihet edhe tek hetuesit e policisë.
“Rasti i arrestimeve të policëve tregon se asgjë nuk është ndërmarrë në hierarki për të kërkuar përgjegjësi”.