Bahtiri shkarkon drejtorin nga radhët e VV-së, pas skandalit me kallashnikov

Bahtiri shkarkon drejtorin nga radhët e VV-së, pas skandalit me kallashnikov

23 gusht 2017 15:06

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra drejtorin për Rini dhe Sport të kësaj komune, Fidan Ademi, që vjen nga radhët e Vetëvendosjes.

Ky vendim i Bahtirit vjen pas skandalit të Fidan Ademit, i cili është parë nëpër rrjetet sociale në fotografi me kallashnikov, transmeton rtk.

Më parë Agim Bahtiri ka bërë të ditur që do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme