Arbëri

Katër aktivistët e VV thonë se akuza ndaj tyre është me motive politike

Descriptive Text

Katër të akuzuarit për terrorizëm nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dje u liruan nga paraburgimi\arresti shtëpiak, u prezantuan sot para mediave.

Aktivistja Adea Batusha tha se akuza ndaj tyre ishte akuzë me motive politike. Fakti që u liruam dje, sipas saj, tregon që gjykata ka pasur bazë për t’i liruar nga fillimi, por që këtë gjykata nuk e ka bërë, siç tha ajo, për arsye politike.

“Dëshmitarët treguan që ky proces ishte i montuar. Gjithçka ishte shpikje e policisë. Nga këto shpikje pësoi më së keqi Astrit Dehari. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari liri për të”, tha Batusha. Ndërkaq, Sami Kurteshi tha se lirimi i tyre dëshmon për pafajësinë e tyre, transmeton rtv21. “Prokuroria po dëshmohet që ka ngritur një aktakuzë pa dëshmi të qëndrueshme, që mund të fajësojnë aktivistët tanë. s’mund ta vënë këtë se s’ka dëshmi të tilla. Ne jemi të bindur që gjykata do të japë një aktgjykim lirues për aktivistët tanë”, tha ai.

Trupi gjykues dje liroi nga masa e arrestit shtëpiak tre aktivistë të Vetëvendosjes: Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, të akuzuar për sulmin terrorist në objektin e Kuvendit të Kosovës. Atdhe Arifit masa e paraburgimit i u kthye në masë të arrestit shtëpiak.