Edita Tahiri duhet në mënyrë konstruktive të përfshihet në dialog për të ardhmen e rajonit dhe marrëdhënieve serbo-shqiptare, por duhet të ndalojë së kërkuari për domosdoshmërinë që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, pasi që kjo asnjëherë nuk do të ndodhë, deklaroi sot Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, transmeton KP.
Ndërkohë që ministrja në detyrë për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri ka shfaqur dyshimin për seriozitetin e nismës së presidentit serb për dialogun e brendshëm në Kosovë, Gjuriq tha se Tahiri “është personi i fundit, e cila mund të akuzojë dikë për gënjeshtër”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo