Arbëri

Nesër mund të mos ketë seancë, thotë Haradinaj

Descriptive Text

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha sot se ekziston mundësia që nesër të mos mund të shkojnë në seancë.

Ai tha se janë duke bërë përpjekje që të kenë një qeveri gjithëpërfshirëse. Sipas kreut të AAK-së janë në konsulta por jo për 61 numra por po marrin kohë për një qeveri gjithëpërfshirëse, raporton KP.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka thënë në një konferencë për media në të cilën e ka prezantuar kandidatin e AAK-së për kryetar të Ferizajt Xhavit Zariqi.