Bahtiri: S’bëjmë koalicion me PAN-in, synojmë grup parlamentar me LAA-në

Bahtiri: S’bëjmë koalicion me PAN-in, synojmë grup parlamentar me LAA-në

23 gusht 2017 12:12

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vjen nga radhët e AKR-së ka konfirmuar për Koha.net se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me PAN-in, ndërsa synojnë që të formojnë grup parlamentar në LAA.

AKR-ja është kishte lidhur koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën, dhe në zgjedhjet e 11 qershorit fitoi katër vende në Kuvend.

Bahtiri ka thënë se mbrëmë është marrë vendimi që AKR-ja të mos bëjë koalicion me PAN-in për formimin e institucioneve, por do të shikojnë mundësinë për formimin e Grupit Parlamentar në Kuvend me LAA-në.

“Është vendimi i partisë që të mos ketë koalicion me PAN-in. Ne nuk kemi lëvizur prej pozicionit që kemi pasur. Do të shikojmë mundësinë me bo grupin parlamentar brenda koalicionit LAA”, ka thënë Bahtiri për Koha.net.

Koha.net ka kontaktuar edhe deputetin dhe presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin rreth pohimeve të Bahtirit.

Ai në vend të një përgjigjeje më të hollësishme tha se pas pak do të lëshojë një komunikatë për media, me që “jam në një takim dhe s’mund të jap përgjigje të shpejtë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Liki24/08/2017 09:56

Ta shohim se sa karakter keni

Shto koment

Të ngjashme